Bota

Toka shënon vitin e gjashtë më të nxehtë

Toka ka mbetur në vitin e gjashtë më të nxehtë të regjistruar më 2021, sipas disa matjeve të temperaturës.

Dhe shkencëtarët thonë se viti jashtëzakonisht i nxehtë është pjesë e një trendi afatgjatë të ngrohjes që tregon shenja përshpejtimi.

Dy agjenci shkencore amerikane – NASA dhe Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike – dhe një grup privat matës publikuan llogaritjet e tyre për temperaturën globale të vitit të kaluar, të enjten, dhe të gjithë thanë se nuk ishte shumë prapa viteve ultra të nxehtë si ai i 201-s dhe 2020-s, raporton AP.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Gjashtë llogaritje të ndryshme zbuluan se viti 2021 ishte midis vitit të pestë dhe të shtatë më të nxehtë që nga fundi i viteve 1800. NASA tha se viti 2021 ishte i lidhur me vitin 2018 për vendin e gjashtë më të ngrohtë, ndërsa NOAA e vendos vitin e kaluar në vendin e gjashtë më vete, përpara 2018-s.

Shkencëtari i NASA-s, Gavin Schmidt, ka thënë se trendi afatgjatë i ngrohjes shihet qartë dhe se po ndodhë “për shkakun tonë”, dhe shtoi se nuk do të rregullohet derisa nuk ndalim rritjen e sasisë së dioksidit të karbonit në atmosferë.

Lexo më shumë  SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Të dhënat e NASA-s dhe NOAA-s pajtohen në atë se tetë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtit ndonjëherë të regjistruar.

Rruga Press

YouTube player