Opinion/Aktualitet

Toka që ka zot shtëpie

Shkruan Prof. Dr. Bahri Gashi

Vlerësim i situatës nga profesori universitar i UBT-së, prof. Dr. Bahri Gashi jep shembuj se si shtetet sigurojnë kufijt e tyre dhe mbrojnë interesat e qyetarëve të tyre dhe të sigurisë nacionale.

Bota demokratike, ofron shembuj se si, kur shtetet problematike, sikurse rasti i Serbisë, i jep Kosovës të drejtën e trajtimit të sigurisë së brezit të kufirit me Serbinë edhe në struktura statike, bazuar në shembujt në vijim:

Sapo ka miratuar administrata e presidentit amerikan, Joe Biden se do ta ndërtojë një pesë të murit në jug të Teksasit, teksa rriten përpjekjet për ta bllokuar rritjen e numrit të migrantëve.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Rasti i Ukrainës me Bjellorusinë; Ukraina po ndërton struktura fortifikuese dhe po instalon një murë betoni në kufirin me Bjellorusinë.

Me përkufizimin se “Një kufi i sigurt është baza e sigurisë së Polonisë”, tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, urdhëroj ndërtimin e këtij muri mbrojtës.

Kosova, në pjesë të ndryshme në perimetrin problematik, mund të ridizajnon struktura muri, bazuar në modele të vendeve si ShBA etj, që të pamundësoj çdo mundësi fizike për veprime agresore, përfshi edhe aspektet e kalimeve ilegale të kufirit për parandalim të kontrabantës.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

E në “tokën e askujt” sipas Edi Ramës, Kosova do të marr masa, që të dëshmoj se kjo tokë ka zot shtëpie, dhe jo vetëm pronësi, por edhe zotësi shtetërore për të menaxhuar çdo situatë kritike të sigurisë nacionale të mbrojtjes së territorit të shtetit të Kosovës. /kosovapost/

Shënim:
(Autori është doktor shkence, profesor në programin për Studime të Sigurisë në UBT, i profilizuar dhe njohës i politikave të Sigurisë Kombëtare dhe Inteligjencës)

Rruga Press

YouTube player