KryesoreLajme

TKZ reagon pas dënimit rekord të FIFA-s ndaj FSHF-së: Ja pasojat kur na përjashtoni

Tifozët Kuq e Zi (TKZ) kanë reaguar menjëherë pas gjobës së rëndë që FIFA i vendosi Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për shkak të sjelljeve të tifozëve gjatë ndeshjes ndaj Serbisë.

Ndeshja e zhvilluar më 7 qershor në “Air Albania”, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, përfundoi pa gola. Megjithatë, FIFA e ka dënuar FSHF-në me 161,500 franga zvicerane dhe ka urdhëruar që 20% e kapacitetit të stadiumit të jetë i mbyllur për ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, për shkak të “sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve”.

Lexo më shumë  Haxhiu për betimin e kryetarëve të rinj në komunat veriore: Nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht

Menjëherë pas këtij vendimi, TKZ kanë kritikuar FSHF-në për mënyrën e menaxhimit të biletave dhe përjashtimin e tyre nga shpërndarja, duke thënë se një gjobë kaq e madhe nuk ka ndodhur kurrë më parë kur grupi i tyre ka qenë i pranishëm në tribuna.

Postimi i plotë i TKZ-së:

“Një herë vendosën ta eliminojnë TKZ-në nga shpërndarja e biletave dhe ja rezultati: 161.000 euro dënim. Ky dënim kaq i madh në vlerë monetare nuk ka ndodhur asnjëherë, as kur të gjitha tifogrupet kanë qenë në stadium prezent.
Ky është ‘menaxhimi i kontrolluar’ i biletave nga ana e FSHF-së. Kjo është pasqyra e vërtetë e politikës ndaj tifozëve të saj besnikë.”

Lexo më shumë  Familjarët e Erjon Bobës: Gjatë operimit të djalit në spitalin e Durrësit ikën dritat
YouTube player