Bota

Tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë, paralajmërohet cunami

Shteti turk po vazhdon të goditet prej tërmeteve, ku më i fundit ndodhi rreth orës 18:05 të ditës së sotme.

Turqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës të Rihterit.

Epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në jugperëndim të Antakyas, Hatay, njofton qendra sizmologjike evropiano-mediteriane.

Raportohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, ka bërë të ditur EMSC.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një dron rus goditi një termocentral të saj

EMSC gjithashtu ngre alarmin për mundësinë e cunamit, duke udhëzuar që njerëzit të lëvizin larg bregdetit drejt vendeve më të lartë.

Kujtojmë se shteti turk gjatë javëve të fundit është goditur nga disa tërmete, ku dy më të fuqishmit ishin me magnitudë prej 7.7 dhe 736 shkallësh të Rihterit.

Aktualisht nuk ka informacione për viktima apo dëme të mundshme në infrastrukturë.

Ndryshe, Turqia deri më tani ka regjistruar 41156 persona të vdekur ndërsa raportohet se numri pritet të rritet pasi ekipet e kërkim-shpëtimit kanë ndalur operacionet e tyre.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rusia i ka dhënë informacione sekrete Iranit para se të nisë lufta
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *