Uncategorized

Prigozhin akuzon Kremlinin për sabotim të grupit “Wagner”: Më thonë t’i kërkoj falje dikujt “lart”, që të na japin municione

Kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka pranua se ka një “problem të madh” me furnizimin me municione të luftëtarëve të tij dhe ka akuzuar zyrtarët rusë për këtë.

Ai shtoi se zyrtarët rus po e bënin qëllimisht diçka të tillë, duke rikthyer dhe një herë në qendër të vëmendjes përplasjet brenda Kremlinit.

“Ky është një problem i madh. Unë nuk jam në gjendje ta zgjidh këtë problem pavarësisht të gjitha lidhjeve dhe kontakteve të mia. Prodhimi ushtarak i Rusisë tani është i mjaftueshëm për të furnizuar forcat që luftonin në vijën e parë të frontit. Vështirësitë e furnizimit që po përjetojnë luftëtarët e mi janë si rezultat i vendimeve të vetëdijshme”, tha Prigozhin në një mesazh audio 7-minutësh të botuar në kanalin e tij zyrtar Telegram.

Lexo më shumë  Ushtria ruse ‘ka humbur’ 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë – humbje të mëdha edhe në armatim

Ai shkojë më tej duke thënë se për të siguruar municion për luftëtarët e tij, i kërkohej të “kërkonte falje dhe t’i bindet” dikujt “lart”, me të cilin ai ka një “marrëdhënie të vështirë”. Teksa vazhdoi me akuzat se janë po të njëjtët persona që hanë në pjata floriri dhe që bëjnë pushime në Dubai në një kohë që vendi është në luftë.

Lexo më shumë  Instituti Ndërkombëtar Republikan: Shqipëria dhe Kosova, vendet më pro-perëndimore në Ballkanin Perëndimor! Serbia në krah të Rusisë

Ata janë duke ngrënë mëngjes, drekë dhe darkë në pjata të arta dhe dërgojnë të afërmit e tyre me pushime në Dubai. Ata që punojnë kundra nesh, janë absolutisht duke punuar drejtpërdrejt për armikun”, përfundoi Prigozhin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *