Lajme

Tjetër skandal me Fondin Shqiptar të Zhvillimit? 13 kompani në garë me të njëjtën ofertë

Nëntë tendera të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për projektimin dhe kolaudimin e punimeve të banesave të rindërtimit kanë shkelur hapur konkurrencën. Shumica e kompanive që kanë marrë pjesë kanë dhënë ofertë të njëjtë.

Sipas dokumenteve të Euronews Albania, ofertat ekonomike janë të njësoj deri në qindarkën e fundit.

Te tenderi për “kolaudimin e punimeve për rindërtimin të njësive të banimit pallat në Laç”, me fond limit 1.228.249 lekë, kanë dhënë ofertë 13 operatorë ekonomikë. Të 13 ofertat janë 1,013,851.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk e ka denoncuar rastin për oferta të barabarta pranë asnjë autoriteti hetimor, apo Komisionit të Konkurrencës, por ka vazhduar me vlerësimin e e tenderit.

Të 13-ta kompanitë janë kualifikuar në garë, dhe fitues është shpallur bashkimi i kompanive “Zenit & Co” dhe “Zetakonsult”. Kjo kompani ka marrë 100 pikë në garë, kurse 12 të tjerat 98 pikë.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës për përkushtimin e saj

Por ky nuk është rast i izoluar.

Në një tender tjetër, pjesë e të njëjtit objekt, “Kolaudim punimesh për njësitë e banimit në Manzë”, kanë dhënë ofertë 13 firma dhe 12 kanë oferta fikse: 928,346 lekë. Mes firmave me ofertë të ngjashme është edhe kompania Zenit & Co” dhe “Zetakonsult”, por ajo është vlerësuar me 98 pikë, ndërsa ARENA MK me 100 pikë duke u shpallur fituese.

Janë edhe 7 procedura të tjera prokurimi, ku kompanitë që kanë marrë pjesë kanë dhënë oferta të njëjta, dhe tenderi është ndarë për njërën prej tyre, ndërsa te një procedurë tjetër, kompania që ka dalë fituese te i pari, me ofertë të barabartë, ka marrë më pak pikë.

Lexo më shumë  Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Ky është një rast unik në historinë e prokurimit publik në Shqipëri, ku mungesa e konkurrencës ka koordinuar 13 firma ndërtimi bashkë, duke treguar hapur për paracaktim të garës dhe ndarje të tenderëve me marrëveshje.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit jo vetëm që nuk kanë reaguar duke anuluar garën dhe denoncuar kompanitë, përballë fakteve të pakundërshtueshme të koordinimit, por ka shpallur tenderët të suksesshëm duke u bërë pjesë e lojës oligopol të kompanive.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit menaxhon miliona euro buxhet të rindërtimit për të gjithë zonat e prekura nga tërmeti jashtë territorit të Bashkisë Tiranë, ndërsa në 3 vjetet e fundit ka pasur një nga buxhetet më të mëdha në infrastrukturën publike me vlerë 375 milion euro, të financuara nga taksat e shqiptarëve dhe donacionet e institucioneve të huaja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *