Lajme

Tiranë: Zhvarrimet e kundërshtarëve të diktaturës, vazhdojnë debatet për procedurat

Në Tiranë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian organizoi sot një konferencë mbi gjetjen e mijëra personave të zhdukur dhunshëm gjatë diktaturës komuniste, një proces ky, që ende nuk ka nisur në për varret masive, shumica të panjohura.

Ky takim është një tjetër përpjekje për të koordinuar veprimtarinë e disa institucioneve në kërkimin e një numri të konsiderueshëm kundërshtarësh të regjimit komunist, të zhdukur dhe të groposur në varre massive.

Universiteti i Tiranës dhe OSBE mblodhën sot në një konferencë treditore një seri akademikë dhe zyrtarë në një konferencë, ku u kërkuan rrugët e një bashkëpunimi sa më frutdhënës për të mbyllur kalvarin e mundimshëm 30-vjecar të familjarëve që kërkojnë të afërmit e tyre të vrarë dhe të zhdukur në varre massive nga diktatura komuniste.

Gjatë këtyre 3 dekadave të fundit janë ndërmarrë shumë hapa formale në këtë fushë, por ende nuk është nisur një proces ligjor me mirëkuptimin e prokurorisë dhe institucioneve të tjera për zhvarrimet e kundërshtarëve të regjimit komunist, sipas një harte të vendvarrimeve massive dhe sipas një procedure të përpiktë që t’i gjejë dhe t’i respektojë ata.

Luigj Ndou përfaqësues i Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, thotë se ky proces është i rëndësishëm për familjet e të zhdukurve dhe për gjithë familjet shqiptare, sepse demokracia nuk mund të ngrihet mbi varre të zbrazura apo varreza të paligjshme nga regjimi komunist, që presin për t’u ndriçohen edhe sot e kësaj dite.

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën

“Ka opinione të ndryshme. Kemi vënë re se ka divergjenca dhe qasje të ndryshme ndaj kësaj çështje, ndaj nevojitet një konsensus, në mënyrë që të bëhen përpjekje të organizuara në mënyrë të mirëfilltë dhe që këto familje të mbyllin historitë e tyre tragjike. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për këto familje, por është po aq e rëndësishme edhe për gjithë shqiptarët në përgjithësi” – thotë zoti Luigj Ndou.

Një nga institucionet e ngarkuara me këtë detyrë ligjore dhe humane është Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, i cili po mbledh dëshmi dokumentare dhe gojore nga famijarët e të zhdukurve.

Drejtuesja e institucionit, Genta Sula, thotë se janë shtuar përpjekjet për të siguruar një informacion sa më të saktë mbi vend-ndodhjet e varrezave masive të regjimit komunist, por ndërkohë përditë shtohen të dhënat për persona të vrarë pa gjyq në rrethana nga më të ndryshmet, për të cilat nuk ka të dhëna zyrtare.

“Shumë i rëndësishëm është bashkëpunimi me bashkitë, i cili ka filluar. Ne u kemi komunikuar atyre hartën e vend-varrimeve dhe presim që ata të marrin hapa konkrete për mostjetërsimin e atyre vendeve derisa të verifikohen dyshimet për varrime të personave në to. Pritet ende edhe plotësimi i kuadrit ligjor me një vendim të këshillit të ministrave, i cili do të mundësojë jo mbivendosje të institucioneve, por secili institucion të bëjë punën e vet, dhe të përcaktohet me ligj kush bën çfarë dhe se si” – thotë zonja Sula

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Nga ana tjetër, zoti Ndou thotë se ICMP është i të gatshëm të ndihmojë teknikisht në këtë proces, por nuk mund të zëvendësojë shtetin, qeverisjen qendrore dhe atë vendore.

Baza ligjore është e qëndrueshme, sipas tij, por nevojiten masa bashkërenduese të një serie institucionesh për ta kryer këtë proces sa më parë, sepse ndërkohë që kanë kaluar 3 dekada nga rrëzimi i regjimit komunist janë duke vdekur tashmë edhe pasardhësit e të zhdukurve nga regjimi komunist.

“Ky nuk është një proces që mund të kryhet vetëm nga një institucion, por ka një ndërvarësi institucionale. Vërejmë se ende ka divergjenca në qasje. Kemi një pjesë të prokurorëve duan që këtë çështje ta kalojnë në nivele tekniko- komunale. Qëndrimi jonë është shumë i qartë: Në asnjë vend të botës nuk kemi ndërhyrë në një proces, që nuk është i bazuar në parimet e shtetit të së drejtës. Ne vlerësojmë se roli i prokurorisë është kyç në çdo zhvarrim të varrezave të jashtëligjshme” – thotë zoti Ndou.

Pas Luftës së Dytë Botërore e deri në fillim të viteve 90 Shqipëria përjetoi një diktaturë të ashpër autoritare komuniste, kur iu mor jeta me gjyq dhe pa gjyq një morie mijëra personash kundërshtarë të regjimit, për të cilët ende nuk është gati një listë e saktë emrash dhe as një hartë se ku ata janë varrosur./voa/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *