Tiranës “socialiste” nuk i ka faj Kosova
Shkruan Enver Robelli
Kosova nuk i ka faj Shqiperise se sunduar nga “socialistet” qe per gati nje dekade kane deshtuar te hapin negociatat per hyrje ne BE.
Kosova nuk i ka faj “socialisteve te salloneve te oligarkeve” qe Shqiperia ne pothuaj çdo raport te BE-se permendet si nje nder vatrat e kultivimit te narkotikeve ne Europen Juglindore.
Kosova nuk i ka faj Shqiperise qe asnje pale zgjedhje nuk i ka organizuar si duhet.
Nje vend pa zgjedhje te rregullta, prodhon perhere politikane agresive, autokrate, mashtrues dhe primitive.
Vetem Shqiperia ka qene ne gjendje te kryesoje OSBE-ne pa lene gati asnje gjurme diplomatike.
Nuk po kryejne pune as veshjet ekstravagante te politikaneve, as kepucet, as kravatat me dizajn futurist.
Fushata kunder Kosoves eshte me teper ventil per te zbrazur frustrimin e akumuluar prej vitesh ne Tirane.
Dhe si aset dhe instrument per te goditur Kosoven perdoret – presidenti i Serbise!
Per kete qellim nuk zgjidhen mjete. Prej ofendimeve personale ndaj politikaneve te Kosoves deri te shpifjet me ordinere.
“Ngaterrohet” Procesi i Berlinit me “Open Balkan” te hedhur poshte nga Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova. Por Tirana e sunduar nga “socialistet” po e godet vetem Kosoven pse po e bojkoton nismen per “Open Balkan”, qe ne origjine mban vulen e Beogradit. Qellimi i Beogradit eshte qe permes nismave te tilla te margjinalizoje sa me shume Kosoven dhe te çoje perpara ndarjen e Kosoves. “Open Balkan” nuk mundeson njohjen e Kosoves nga Serbia, por synon si cak perfundimtar zhberjen e Republikes se Kosoves. Dhe koha do te tregoje shume shpejt sa boshe eshte kjo ide e “Open Balkan” e lansuar vetem per t’i bere presion BE-se per zhbllokimin e integrimeve europiane. Por arusha me shoshe nuk tutet. Ne krejt kete frustrim ne Tirane, Kosova eshte vetem tabele qitjeje. Barutin e sjell Beogradi. Muziken Bregoviqi.
Rruga Press