Lajme

Tirana “në shtetrrethim”, 1300 efektivë në terren për përballjen Shqipëri-Izrael

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve përballë Izraelit. Izraelitët vijnë për herë të parë në tokën shqiptare dhe në orën 20:45 do të futen në stadiumin “AIR Albania” për tu përballur me skuadrën kuqezi. Edi Reja pritet të vijë me disa ndryshime në këtë takim, që mendohet të jenë 5 ose 6 lojtarë. Në portë sërish do ta nisë Etrit Berisha, ndërkohë që në mbrojtje ndryshimi i vetëm mendohet të jetë Veseli i cili do të zërë vendin e Kumbullës. Deri tani janë shitur rreth 12 mijë e 500 bileta. Nga ana tjetër, Policia ka ndërmarrë masa dhe ka vënë sërish Tiranën në shtetrrethim.

Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Zef Laska, ka dhënë një deklaratë për shtyp për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipit të Shqipërisë dhe Izraelit. Policia ka hartuar një plan masash të detajuar me detyra konkrete për të gjithë strukturat dhe shërbimet e Policisë. Për të siguruar mbarëvajtjen, si dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare futbolli, do të angazhohen gjithsej 1300 punonjës policie.

Lexo më shumë  Osmani takoi presidentin e Liberisë në SHBA. Diskutuan për thellimin e bashkëpunimit

Masat e marra:

• Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Izraelit, nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

• Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;

• Kryerjen e kontrollit të hollësishëm në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për persona të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të pranohen tifozët;

• Organizimin e pikave të kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium në rrugën “Dervish Hima”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II” dhe tek “Kolonat” në sheshin “Italia”;

• Mbështetjen e stjuartëve gjatë kontrollit të sportdashësve para hyrjes në stadium;

• Organizimin e shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrollin e territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

• Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

• Menaxhimin e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *