Sport

Tirana mbushet me tifozë: Po kënaqemi shumë!

Kryeqyteti shqiptar është në festë! Në rrugët e saj, tifozët holandezë dhe italianë kanë nisur festimet, rreth 24 orë para startimit të finales mes Freyenoord dhe Romës, në “Air Albania Stadium”.

Tifozët kanë treguar të gjithë emocionet e kësaj sfide dhe ndjesinë e mirë që i ka dhënë Tirana.

Një tifoz i ekipit holandez është shprehur:

“Erdhëm dje në Shqipëri, po kënaqemi shumë. Kam gjetur një apartament të mirë këtu. Shqipëria shumë e bukur, me njerëz të mirë. Nesër do të eksplorojmë qytetin, tani jemi të përqendruar për ndeshjen” .

Ndërkohë në lokacione të ndryshme të Tiranës ka pasur dhe trazira. Te “Piaza” pranë qendrës, janë shënuar incidentet e para ku tifozët kanë hedhur shishe qelqi dhe plastike në rrugë. Kujtojmë se janë përshtatur ambientet për të mirëpritur më shumë tifozë sa kapaciteti në stadium. Amfiteatri në Liqenin Artificial do të jetë në dispozicion të tifozëve romanë.

Zgjatimi nga Ministria e Brendshme drejt qendrës do i dedikohet tifozëve holandezë dhe sheshi Skënderbej, do të bëhet një kënd i përshtatshëm për tifozët shqiptarë. Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë të mërkurën, ku dhe qeveria ka vendosur pushim për qarkun e Tiranës dhe kufizim të lëvizjes së makinave në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Lexo më shumë  Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *