Lajme

Tirana kryeqyteti i armëve të krimit, në 3 muaj zbulohen 4 depo armësh

Në 3 muaj 4 baza armatimesh janë zbuluar në kryeqytet, ku janë sekuestruar armë të sofistikuara si dhe municione luftarake të fuqishme. Ato janë dërguar në laborator për të provuar nëse ato janë përdorur në ngjarje të kaluara kriminale.

Prej fillimit të qershorit policia e Tiranës ka zbuluar 4 ambiente në të cilën ruheshin dhe montoheshin armë zjarri. Në këto ambiente qe kryesisht ishin vendmagazinime dhe hyrje apartamentesh në pranga kanë përfunduar si pëgjegjës 7 persona dhe 1 u shpall në kërkim.

Në këto 4 ambiente policia e Tiranës arriti të sekuestrojë armë të sofistikuara nga snaiper më precision të lartë qitës deri antitank. Më 16 qershor policia arrit të zbulonte një arsenal armësh në Kodër Mëzez.

U sekuestruan

3 automatik

4 zhurmues

Silenciatorë

Thikë

Makineri për prodhimin/modifikimin e armëve

Municion luftarak

Një valixhe me pjesë armësh

Një sasi parash

Një makinë e parkuar në oborr

Në pranga përfunduan 2 persona Elvis Bakalli 30 vjeç dhe Dorian Kalo 45 vjeç të cilët për policinë e shtetit ishin të njohur për veprimtarinë e tyre.

Lexo më shumë  Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Pak ditë pas zbulimit të këtij arsenali më 21 qershor u zbulua një tjetër bazë armatimi. Eno Papa Beqiri është person ii cili u arrestua nga policia pasi prej kohësh kishte marrë një banesë në rrugën Peti ku brenda saj mbante armë zjarri.

U sekuestruan

2 snajpera

4 armë zjarri kallashnikov

2 armë zjarri automatike

4 armë zjarri pistoleta me silenciator

85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm

2 palë porto targa elektrike për fshehjen e targave

1  automjet

5 paruke

1 pasaportë e dyshuar e falsifikuar

Në këtë operacion policia zbuloi armë të sofistikuara nga armët e zjarrit me selinciator tek 2 snajper të cilat janë dërguar për ekzaminime.

Me 13 korrik Kristjan Gjini po lëvizte me makinën e tij në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe nga kontrolli fizik iu gjet një pistoletë. Pas kësaj, uniformat blu ushtruan një kontroll edhe në banesat që Gjini kishte me qira në emër të tij ku u zbulua një arsenal armësh.

U sekuestruan

7 armë zjarri

4 silenciatorë

municion luftarak

lëndë e dyshuar narkotike

2 radio si ato të Policisë

7 maska

1 thikë

Dokumente të dyshuara të falsifikuara

Targa të huaja

2 automjete

Përveç Kristian Gjinit në pranga ka përfunduar edhe një vajzë e cila qëndronte në banesën ku u zbuluan edhe armët dhe municionet.

Operacioni i fundit i policisë erdhi 2 ditë më parë në banesën e Kujtim Cuashit. Në këtë operacion të zhvilluar nga komisariati 6 sasi të konsiderueshme armësh u sekuestruan. Kujtim Caushi u vu në pranga e ndërsa i shpallur në kërkim vijim të jetë djali i tij.

U sekuestruan

2 granata hedhëse të lehta kundra tank

2 mitraloza të lehtë

1 automatik ak-47

1 snajper me dylbi

2 silenciator

9 granata të llojeve të ndryshme

3 automjete, njëri prej tyre i blinduar

3 motora pa targa

1 jet ski

4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja

1 paruke

2 fenelina policie

Të gjitha armët e zbuluara në këto operacione i janë dërguar policisë shkencorë në të cilën do të provohet nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *