Lajme

Tifozi hungarez mbajti shallin e Kosovës para mijëra tifozëve serbë

Derisa Serbia po luante sonte me Malin e Zi në një ndeshje që përfundoi 3-1, një video e xhiruar ditë më parë, tani që po qarkullon në rrjetet sociale ka filluar të shpërndahet shumë.

Tri ditë më parë, serbët pësuan disfatë 2-1 në “Pushkas Arena” nga Hungaria me rezultat 2:1, ndërsa u bë edhe më e hidhur kur një tifoz hungarez shfaqi një shall.

Lexo më shumë  ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 mln euro të mirëmbajtjes për të fshehur krimin, çështja shkon në SPAK

Ai kishte të vendosur në të emrin e Kosovës, derisa tifozët serbë tentuan të brohoritnin slogane anti-Kosovë, mirëpo ishin hungarezët që nuk lejuan të dëgjohej zëri i tyre.

Në transmetimin televiziv nuk është parë fansi hungarez me flamur të Kosovës, por që në rrjetet sociale tifozët e kanë shpërndarë në masë të madhe.

Ndërkohë, sigurimi i stadiumit, duke tentuar që mos të lejoj provokime, kanë reaguar me shpejtësi, duke e keqtrajtuar tifozin dashamirës të Kosovës. Kjo sjellje e sigurimit ngjalli reagime te trifozët tjerët, të cilët reaguan ashpër ndaj tyre.

Lexo më shumë  Bizneset në Shqipëri raportojnë rënie të gjendjes financiare dhe ulje të shfrytëzimit të kapaciteteve

Rruga Press

YouTube player