Sport

Tifozët e PSG-së kanë një mesazh për Vlahoviqin dhe simbolin serb me tre gishta

Tifozët e PSG-së i kanë dërguar një mesazh kërcënues sulmuesit serb, Dushan Vlahoviq, që është raportuar se mund të kalojë te kampioni francez.

Për mesazhin kërcënues ndaj Vlahoviqit u raportua të dielën, ndërsa të hënën kanë shkruar media në shumë vende. Ndër të tjera edhe Daily Mail.

Vlahoviqi nuk është i mirëseardhur nga tifozët ultras të Parisit.

Ata kanë publikuar një foto jashtë stadiumit me mesazhin se do t’ia këpusin Vlahoviqit tre gishtat nëse transferohet nga Juventusi.

“Nëse vjen do t’i këpusim tre gishtat”, shkruan në panon e shfaqur nga tifozët francezë.

Sipas Marcas, ky mesazh është përgjigje për tre gishtat që Vlahoviq shfaqi pas një ndeshje me Serbinë. Vlahoviqi në atë fotografi e kishte paraqitur Kosovën pjesë të Serbisë.

Rruga Press

YouTube player