Tifozët e Fejnordit në paraburgim, kundërshtojnë akuzën: S’e qëlluam ne po…

Ka shkuar në tre numri i holandezëve të mbajtur në pranga në vendin tonë, dy prej të cilëve dolën dje para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë konform ligjeve tona. Ndërsa personi i tretë, i cili edhe ai është një i ri, është arrestuar pasi policia pretendon se e ka kapur me kokainë në Tiranë po pa treguar sasinë të cilën mbante me vete shtetasi i huaj, nëse e kishte për qëllim shitjeje apo përdorimi vetjak.

Ai pritet të dal para gjykatës ditën e nesërme, ndërkohë që dy patriotët e tij do të mbahen 15 ditë në paraburgim deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo më shumë  Kurti për reciprocitetin: U vonuam 11 vjet, të presim edhe 4 javë

MASAT

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest në burg për 15 ditë për dy tifozët holandezë të cilët rrahën 45-vjeçarin shqiptar në mes të Tiranë një ditë përpara finales Roma-Feyenoord.

Gjykata ka kërkuar një akt ekspertimi të të plagosurit më qëllim përcaktimin e veprës penale nëse bëhet fjalë për plagosje të rëndë.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 15 ditë për dy tifozët holandezë të cilët u përfshinë në një konflikt një ditë para finales mes Romës dhe Feyenoord.

Avokati i tifozëve u shpreh se Gjykata është në pritje të akt ekspertimit të dëmeve që janë shkaktuar të dëmtuarve nga konflikti fizik.

Lexo më shumë  Media kroate: Vuçiqi, dora e zgjatur e Putinit që do të krijojë retorikën e “denazifikimit” të Kosovës

Mbrojtësi ligjor këmbënguli se dy tifozët holandezë nuk janë ata autorët e goditjeve, megjithëse kanë qenë prezent në tavolinë.

“Janë thjesht 2 të rinj që kanë kryer veprime shumë normalë. Ata janë të shqetësuar dhe janë në pritje të aktit të ekspertimit. Ata thonë që nuk janë ata që kanë kryer goditjen vendimtare për të dëmtuarin. Ata thonë se nuk kanë qenë të dehur, por thjesht kishin pirë një birrë. Kanë qenë të ulur në tavolinë dhe më pas janë konfliktuar”.

Rruga Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.