Lajme

“Ti je thjesht një pikturaxhi, di vetëm të shkatërrosh”, protestuesit në Vlorë: Vetëm frika i ndryshon mendjen Ramës se arsye nuk ka

Gjatë protestës së mbajtur ditën e sotme, kundër transformimit të sheshit të Flamurit në një terminal autobuzësh, protestuesit janë shprehur 3 kërkesat e tyre kryesore.

Ndër të tjera, u drejtuan ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin u shprehën se vetëm me anë të frikës mund të ndryshonte qëndrim pasi ndryshe nuk arrinte të arsyetonte.

Një prej protestuesve: Na mori shpirtin, na mori katandinë. Këtu më ke Edi Rama, unë jam Luan Pera nga Mallakastra. Ti je një pikturaxhi, vetëm të pikturosh dhe të shkatërrosh di. Nuk bën asgjë, po u prish njerëzve shtëpi e katandi, por Zoti nuk do të japë mbarësi.

Një tjetër protestues: Të prishet menjëherë kjo katrahurë që ka bërë këtu. Sheshi të kthehet në identitet. Të bëhet transparencë për çdo lloj investimi. Ky e ka vetëm me frikë mor vëllezër, se këtij arsyeja i është bërë fushë. Frika e tij tanimë është që mos të bëhemi shumë protestues këtu. Ky nuk është i vetmi maskara që i ka bërë këto të zeza. Nuk mbaron me kaq, ta dijë kryeministri që kemi, që po i themi kryeministër për etikë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *