Sport

Thomas Tuchel shpallet trajneri më i mirë nga FIFA

Thomas Tuchel është shpallur trajneri më i mirë nga FIFA për vitin 2021.

Këto matje zyrtare bëhen nga muaji janar deri në muajin gusht dhe trajneri gjerman doli të ishte më i miri sipas shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.

Natyrisht se Tuchel vlerësohet lartë për suksesin e arritur me Chelsean, pasi ia dolën të fitonin Ligën e Kampionëve.

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali

Për më pak se një vit, gjermani e ndryshoi thellësisht lojën e bluve dhe kjo iu shpërblye me triumfin në garën më të madhe për klube në Evropë, duke mposhtur Manchester Cityn në finale.

Tuchel mposhti konkurrencën nga Pep Guardiola i Manchester Cityt dhe Roberto Manicin e Italisë.

Çmimin për trajnerin e vitit nga FIFA e ndau Arsene Wenger.

Rruga Press

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali
YouTube player