Lajme

“Thika në gjoks”, “Kurti do gjak”, “zbulohet“ plani i Baton Haxhiut për ndarjen e Kosovës, publikohen emrat e bashkëpunëtorëve!

“Kurti do gjak”, kjo është deklarata skandaloze e Baton Haxhiut, teksa ishte duke komentuar situatën e tensionuar në veriun e Kosovës.

Kjo deklaratë nxiti mjaftë shumë reagime kundër tij, e një reagim të ashpër ka bë edhe kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami.

Islami thotë se nga Baton Haxhiu nuk pritet asgjë e mirë, derisa shton se, edhe gjatë pushtimit të Kosovës nga Serbia, ai ka mbajtur lidhje të ngushta me Shërbimin Sekret serb.

“Nuk pritet asgjë më mirë nga Baton Haxhiu sepse është një njeri kontravers i cili edhe gjatë pushtimit klasik të Serbisë mbi Kosovën ka mbajt lidhje të ngushta me Shërbimin Sekret të Serbisë. Nuk pritet që ky të jetë një personalitet i cili do ta përkrahte një qeveri e cila është e ndershme, patriotike dhe e cila po punon vazhdimisht për shtrirjen e sovranitetit të vendit”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Ai tregon se Haxhiu së bashku me grupin e Sorosit, Edi Ramën dhe Hashim Thaçin kanë punuar për ndarjen e Kosovës.

Gazmend Islami

“Ky grup që udhëhiqet nga Sorosi së bashku me Edi Ramën dhe ish presidenti Hashim Thaçi, çdo herë kanë punuar në drejtimin e ndarjes së Kosovës dhe sa më e fuqishme që të jetë Qeveria e Republikës së Kosovës, është më vështirë për ta që të punojnë për interesa të tyre të ngushta. Dhe nuk duhet habitur që shumica e televizioneve të Kosovës janë kundër kësaj Qeverie për shkak se kanë humbur të ardhurat e tyre që i kanë pasur të garantuara edhe nga Qeveritë e më parshme nga reklamat e Telekomi janë pasuruar dhe sot janë multimilioner. Prandaj Haxhiu dhe grupi rreth tij që janë të shumtë punojnë kundër interesit të shtetit të Kosovës”, thotë Islami.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

Sipas tij, Haxhiu ishte kumbar lidhës mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit, teksa shton se propozimi i draftit për Asociacion nga Edi Rama është i përgatitur dhe është plan i Sorosit.

“Ne e dimë që Baton Haxhiu ka qenë edhe lobusi kryesor për ndarjen e Kosovës por ishte edhe kumbar lidhës mes Ramës dhe Vuçiqit dhe kjo ide jeton ende, dhe po të shohësh propozimin e draftit të Ramës që e dërgoi të Bashkësia Ndërkombëtare pa u konsultua me Qeverinë e Kosovës, të len me nënkuptua që ishte një plan i përgatitur Sorosi dhe njerëzit e tij për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ai vazhdoi edhe me propozimin që të mbahet një koferencë së bashku me Vuçiqin dhe Kurtin, pra krejt qëllimi është tek ndarja e Kosovës”, potencon ai.

Lexo më shumë  Për shkak të mungesës së mjekëve në Shqipëri Rama i detyron studentët e mjekësisë me tre vite punë të detyruar, studentët e mjekësisë kundër ligjit të ri

Islami tregon se Kurti nuk e ka problem vetëm Serbinë, por edhe Edi Ramën.

“Z. Kurti nuk ka problem vetëm me Serbinë, Kurti ka problem shumë të madh me kryeministrin e Shqipërisë i cili po punon kundër interesave të Kosovës duke ngulur shpina pas shpinës dhe në gjoks për interesa të veta të ngushta, duke dashur të paraqes vetën një lider ballkanik për të mbuluar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri tash e sa vite”, potencon Islami.

Për fund, Islami tregon pse është e gjithë kjo ofensivë kundër Albin Kurtit.

“Mos të habitemi me gjithë këto ofensiva kundër Kurtit, sepse me ardhjen e kësaj Qeverie është ndalur krimi dhe korrupsioni, janë zhdukur me dhjetëra laborator të drogës në veri të Kosovës, janë shkatërruar dhjetëra banda kriminale që kanë operuar atje dhe janë mbylluar shumë rrugë që kanë kaluar në mënyrë ilegale mallrat dhe kontrabanda, prandaj kjo është pengesa kryesore dhe për këtë bëhet kjo luftë e madhe kundër tij, sepse shumë nga politikanët dhe mediat iu kanë ndalur të ardhurat që i kanë pasur nga grupet kriminale”, përfundon Gazmend Islami. /botasot/

Rruga Press

YouTube player