Lajme

Thellohet skandali i Butrintit, i imponohet dorëheqja anëtarit të bordit të Fodacionit shqiptaro-amerikan

Thellohet akoma dhe më tej skandali i Butrintit. Qeveria ka planifikuar që Parkun Kombëtar ta japë me koncesion dhe aty do të ndërtohen resorte, hotele, bare e restorante.

Qeveria justifikohet me argumentin se nuk do e marrë privati, por do të jetë një bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF. Ekspertët i kanë dalë kundër qeverisë. Por “bomba” ka ardhur nga vetë Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në një reagim, ka njoftuar se Cafo Boga, shqiptaro-amerikani, anëtari i bordit te AADF prej 25 vitesh, ka dhënë befas dorëheqjen. Mirëpo ky i fundit ka reaguar me një letër shumë të gjatë, ku bën të qartë se dorëheqja e tij ka qenë e imponuar. Por nga ana tjetër ai flet për Parkun e Butrintit, duke nxjerrë zbuluar Ministrinë e Kulturës.

Për herë të parë ai ka pranuar se nuk ka pasur transparencë me projektin e Butrintit.

“AADF filloi me një plan të integruar menaxhimi për zonën e Trashëgimisë Botërore të Butrintit, si një nga vendet më të rëndësishme të Shqipërisë dhe më e vështira për t’u zbatuar. Pas shumë ecejakeve dhe punës së mundimshme, plani u aprovua dhe do të përdoret si prototip për objekte të tjera të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike, si Kompleksi i Amfiteatrit të Durrësit.

Më duhet të përmend se ky projekt ka shkaktuar shumë polemika dhe vazhdon të shkaktojë, për shkak të rolit të Fondacionit dhe mënyrës se si u zbatua. Sinqerisht, neve si bord nuk na u prezantuan të gjitha faktet dhe dokumentet lidhur me këtë projekt, përndryshe ne mund të kishim diskutuar më thellë dhe ndoshta të kishim vepruar ndryshe. Mungesa e transparencës dhe keqkuptimi luajti një rol në të gjithë këtë…”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kurti në ‘STEMinists’24’: Zhvillimi i shtetit - përparimi i qytetarëve

Deklarata e tij konfirmon atë që është thënë prej disa ditësh se plani në të vërtetë është që aty të ketë hotele e restorante dhe dikush të pasurohet. Më tej ish-anëtari i bordit tregon sesi ja i,mponuan dorëheqjen.

“Tani disa fjalë për largimin tim të papritur nga Fondacioni pas 25 vitesh shërbim besnik. Edhe pse është normale dhe e pritshme që dikush të largohet përfundimisht pas kaq shumë vitesh shërbimi, largimi im nuk ishte normal dhe sinqerisht është mjaft i pandershëm për ata që e sollën. Personi kryesor për t’u fajësuar më shumë është kryetari, Michael Granoff, por përgjegjës janë edhe disa nga anëtarët e bordit që lejuan që kjo të ndodhë.

Që në fillim kam mbajtur gjithmonë një marrëdhënie miqësore dhe biznesore me kryetarin. E lavdërova në komunitet, si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri, gjë që do ta dëshmonin shumë njerëz. Por për shkak se përvoja ka treguar se pushteti të korrupton, bëj përpjekje të vetëdijshme për të mos krijuar marrëdhënie të ngushta me njerëzit në pushtet”, u shpreh Boga.

Lexo më shumë  Lubonja: Telefonata e Ramës ndaj medias italiane RAI, fantashkencë dhe e papranueshme

Në Kuvend ka shkuar një projektligj i cili parashikon dhënien e Butrintit një fondacioni të posaçëm, cili do krijohet mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për i Zhvillim, AADF, ku do të lulëzojnë hotelet, baret, dyqanet dhe restorantet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *