Bota

Thellohen humbjet luftarake të Rusisë – vetëm në 24 orët e fundit kalojnë shifrën e mbi 1100 ushtarëve

Forcat ukrainase po avancojnë gjithnjë e më shumë me sulmet e tyre në territoret ruse.

Cak i sulmeve të fundit ka qenë kryesisht industria e karburanteve me rafineritë e naftës, gjë që ka goditur ekonominë ruse.

Edhe pse nga të dy palët ka humbje të mëdha si njerëzore ashtu edhe materiale, duket se Rusia nuk e ka pritur që të has në një rezistencë kaq të gjatë të ukrainasve.

Së fundmi, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar për humbjet e Rusisë.

Lexo më shumë  SHBA: Ka mundësi që Izraeli të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar me armët tona

Siç bëhet e ditur, humbjet e përgjithshme luftarake të Rusisë në Ukrainë midis 24 shkurtit të vitit 2022 dhe 16 marsit të vitit 2024 kanë arritur në 429,580 trupa, 1160 prej tyre të vrarë ose plagosur në 24 orët e fundit.

Për më tepër, forcat mbrojtëse të Ukrainës kanë shkatërruar edhe 6,779 tanke të armikut, 12,973 automjete luftarake të blinduara, 10,606 sisteme artilerie, 1,017 raketahedhës, 719 sisteme luftarake kundërajrore, 347 aeroplanë luftarak, 325 helikopterë, 8,268 sisteme ajrore taktike pa pilot, 1,922 raketa lundrimi, 26 anije luftarake, 1 nëndetëse, 14,024 kamionë dhe cisterna karburanti, dhe 1,712 pajisje tjera speciale.

Lexo më shumë  OKB-ja miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës – SHBA do të vendos veto në Këshillin e Sigurimit

Ndryshe, Ukraina ka nisur edhe procesin e rotacionit dhe zëvendësimit të njësive që kanë kryer detyra luftarake në front për një kohë të gjatë.

YouTube player