KryesoreLajme

Thellohen hetimet, SPAK me akuzë të re për Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt

Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur sot në SPAK.

Ajola Xoxa u mor në pyetje nga hetuesit, dhe sipas burimeve Ajola Xoxës i është komunikuar një akuzë tjetër.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt akuzohet për fshehje të ardhurash.

Kujtojmë se Xoxa u paraqit në prokurori vetëm pak ditë më parë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë caktuar ndaj saj, detyrim paraqitje.

Lexo më shumë  Dhuna në Zvërnec/ Lirohet një nga rojet që rrahën qytetarin

Përgjatë hetimeve intensive janë zbuluar fakte dhe dokumente të reja.


Nëpërmjet kompanive të saj, Ajola Xoxa ka përfituar para jo vetëm nga Bashkia e Tiranës, por nga disa bashki në vend. 

Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.  

Lexo më shumë  Si po “gatuhet” lirimi i Erion Veliajt: fati i kryebashkiakut në duart e Ilir Pandës, a është gjyqtari në konflikt interesi?

Ajola Xoxa e përfshirë në çështjen Veliaj akuzohet për tre vepra penale, mosdeklarim pasurie, korrupsion dhe pastrim parash.

Ndaj saj Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” më 12 shkurt. Fillimisht ndaj Xoxës u vendos masa “Arrest shtëpie”, e ndryshuar më pas.

Rruga Press

YouTube player