Lajme

The Sun: Ksamili, “Maldivet e Evropës”

Ksamili po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave të njohura si “Maldivet e Evropës”. Këtë herë është tabloidi i njohur britanik “The Sun” që i ka kushtuar hapësirë plazhit mahnitës në jug të vendit. Ajo që i ka tërhequr vëmendjen janë postimet në rrjetet sociale të një çifti britanik që zgjodhën të kalojnë disa ditë pushimi në Ksamil dhe videot e tyre kanë marrë miliona shikime. 

Maldivet janë gjithnjë në krye të listës së pushimeve, por të shkosh atje nuk është gjithmonë aq e lehtë për shkak të fluturimeve të gjata dhe mjaft të shtrenjta.

“The Sun” citon rrëfimin e vizitorëve britanikë që në Ksamil gjeti pikërisht atë që kërkonte 3 orë nga shtëpia e tyre. Plazhet mahnitëse dhe mjaft të qeta. Çmimet tepër konkurruese, gastronomia e veçantë, por jo vetëm kaq. Shqipëria ofron edhe historinë dhe kulturën.

Shkrimi i “The Sun” vjen pas rekomandimeve të “The Guardian” apo “The Telegraf” që plazhet shqiptare i kanë renditur këtë verë në krye të destinacioneve për lexuesit e tyre.

Një mama ka zbuluar si vizitoi “Maldivet e Evropës” dhe pse ra në dashuri me atë vend. Për shumë njerëz, plazhet me rërën e bardhë dhe ujërat e kristalta bëjnë që të fusin në listat e tyre të dëshirave edhe Maldivet. Por të shkosh atje nuk është gjithmonë e lehtë.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Fluturimet janë të gjata dhe të shtrenjta, duke bërë që njerëzit të kërkojnë alternativa pranë vendit të tyre. Sidoqoftë, mamaja dhe tiktokerja e njohur në Britani, “The Travel Mum” ka zbuluar sa lehtë është të shkosh diku me të njëjtën pamje që të ofrohet, por pa u larguar nga Evropa.

Në një video, ajo shpjegon për ndjekësit si të shkojnë në Ksamil të Shqipërisë, vend të cilit i referohet si “Maldivet e Evropës” dhe se çfarë mund të presin turistët nga aty.

Pamjet e saj janë parë më shumë se 1 milion herë në TikTok me atë dhe familjen e saj që shijojnë plazhet ranore me ujërat e bruzta dhe tonet e portokallta të perëndimit nga ballkoni i hotelit të tyre.

Për më tepër plazhi ishte shumë i qetë, që bënte që pushimet e saj të dukeshin shumë të paqta dhe relaksuese. Njerëzit janë impresionuar nga ajo çfarë kanë parë në video dhe thanë se do ta konsiderojnë ta vizitojnë vetë Ksamilin.

“Duket e mahnitshme”, shkroi dikush.

Një tjetër interesohej për vështirësitë për të shkuar aty. Në një video gruaja shpjegoi se në Shqipëri mund të shkosh shumë lehtë.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

“Po dëgjonim shpesh për Maldivet e Evropës kështu që vendosëm t’i shohim. Ka disa gjëra që bëmë për të ardhur këtu. Së pari prenotuam një fluturim për në Korfuz. Pas Korfuzit iu drejtuam portit dhe morëm një traget për në Sarandë, Shqipëri. Më pas prenotuam një makinë që mund të shkonim deri në destinacionin tonë final në Ksamil”, tha ajo.

Tiktokerja shprehet se edhe prenotimi i resortit ishte shumë i lehtë.

“Kemi prenotuar një apartament me dy dhoma gjumi për vetëm 190 funte për 6 net. Është një kohë e mirë për të shijuar plazhet e bukura, por edhe të eksplorojmë disa vende këtu pranë. Harxhuam vetëm 5 Dollarë në supermarket për t’u ushqyer 5 persona. Jemi në dashuri me Shqipërinë”, shprehej ajo.

Për ata që nuk duan që të shkojnë me traget nga Korfuzi, “The Sun” sqaron se është një rrugë më e lehtë për të shkuar në Ksamil nga Mbretëria e Bashkuar, duke folur për linjat direkte ajrore me Shqipërinë.

Linjat direkte lidhin Shqipërinë me Londrën, Manchesterin, Birminghamn, Bristolin dhe Newcastlein. Ky vendpushimi i panjohur është vetëm 3 orë larg Mbretërisë së Bashkuar, shkruan “The Sun” për lexuesit britanikë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *