Lajme

The Geopost publikon përgjimin e dytë të Bedri Shabanit të arrestuar për spiunazh, konfirmohet takimi fizik me oficerin e BIA-s

Në përgjimin e dytë që sjell “The Geopost”, qytetari i Kosovës, Bedri Shabani, i arrestuari për spiunazh, flet me oficerin e BIA-s, Srdjan Rosiq, bisedë që konfirmon se ata janë takuar edhe fizikisht pak ditë më parë.

Sipas të dhënave, takimi fizik i përbashkët në mes të Shabanit dhe oficerit të BIA-s është realizuar në qytetin e Nishit, Serbi, më 17.05.2023.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Sipas telefonatës, e realizuar më 23.05.2023, mësohet se Rosiq, ka lidhje profesionale me “mikun tjetër”, Bogoljub Janiçijeviq-in, i cili ka qenë shefi i të ashtuquajturit “Sekretariatit të Punëve të Brtendshme” për Ferizaj në vitin 1999.

Gjatë bisedës merret vesh se ditën e takimit me BIA-n në Nish, Shabani ia kishte dhënë tri tekste. Audio është e censuruar dhe nuk dihet se çfarë tekstesh janë ato! Për këtë, Shabani e kishte pyetur “nëse kishte pasur rastin t’i shihte më parë?”, kurse Rosiq i përgjigjet me “jo”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”
YouTube player