Bota

“The Economist”: Lufta në Ukrainë sjell një epokë të re bërthamore

The Economist

100 ditë më parë Vladimir Putin nisi pushtimin e Ukrainës duke paralajmëruar për një sulm bërthamor. Duke përmendur arsenalin bërthamor të Rusisë dhe duke premtuar nënshtrimin e Ukrainës, ai kërcënoi  se kushdo që do të ndërhynte do të përballej me pasoja të rënda.

Edhe nëse Putin nuk do të përdorë kurrë armët bërthamore në Ukrainë, ai ka prishur kështu rendin bërthamor. Pas kërcënimeve të tij, NATO kufizoi mbështetjen që ishte përgatitur të ofronte, me dy implikime që janë edhe më shqetësuese.

Njëra është se shtetet e cenueshme që e shohin botën me sytë e Ukrainës do të mendojnë se mbrojtja më e mirë kundër një agresori që ka armë bërthamore është të kenë vetë armët e tyre.

Tjetra është se shtetet e tjera të armatosura me armë bërthamore do të besojnë se mund të fitojnë duke kopjuar taktikat e Putin. Nëse po, dikush diku me siguri do ta kthejë kërcënimin e tij në realitet. Kjo nuk duhet të jetë trashëgimia shkatërruese e kësaj lufte.

Rreziku bërthamor po rritej edhe para pushtimit. Koreja e Veriut ka dhjetëra koka luftarake. Sipas OKB-së. Irani ka mjaft uranium të pasuruar për të prodhuar bombën e tij të parë. Megjithëse traktati i “Fillimit të Ri” do të kufizojë raketat balistike ndërkontinentale të Rusisë dhe Amerikës deri në vitin 2026, ai nuk përfshin armë të tilla si silurët bërthamorë. Pakistani po shton me shpejtësi arsenalin e tij. Kina po modernizon forcat e saj bërthamore.

Ndërsa kujtimet e Hiroshimës dhe Nagasakit zbehen, njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë se si shpërthimi i një arme të vogël në fushëbetejë, të llojit që mund të përdorte Putin, mund të përshkallëzohej në asgjësimin e  qyteteve të tjera.

Ekziston një rrezik për perspektivën e shumë fuqive bërthamore që luftojnë për të ruajtur paqen. Pushtimi i Ukrainës e rrit edhe më shumë këtë rrezik.

Në 1994 Ukraina dorëzoi armët bërthamore ish-sovjetike në territorin e saj në këmbim të premtimeve  nga Rusia, Amerika dhe Britania se nuk do të sulmohej. Duke pushtuar Krimenë dhe duke mbështetur separatistët në rajonet e Donbasit në vitin 2014, Rusia e theu në mënyrë flagrante këtë premtim.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Amerika dhe Britania, të cilat pothuajse qëndruan mënjanë, gjithashtu i thyen premtimet e tyre. Kjo u jep shteteve të cenueshme një arsye shtesë për të prodhuar armë bërthamore, raporton abcnews.al.

Nëse Irani do të testonte një bombë, si do të përgjigjeshin Arabia Saudite dhe Turqia?

Koreja e Jugut dhe Japonia, të cilat të dyja kanë mjaftueshëm burime dhe njohuri për prodhimin e armëve  por nuk kanë aq besim në angazhimet perëndimore për t’i mbrojtur ata në rast të një përshkallëzimi të situatës.

Strategjia e Putinit për lëshimin e kërcënimeve bërthamore është edhe më gërryese. Në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore, fuqitë bërthamore menduan të përdornin armë bërthamore në betejë. Por në gjysmë shekullin e kaluar paralajmërime të tilla janë lëshuar vetëm kundër vendeve, si Iraku dhe Koreja e Veriut, të cilat kanë kërcënuar gjithashtu se do të përdornin armë të shkatërrimit në masë.

Por situata me Putinin është më ndryshe sepse ai ka lëshuar paralajmërime për të ndihmuar forcat e tij të fitojnë një luftë konvencionale. Dhe duket se ka funksionuar. Vërtetë, mbështetja e NATO-s për Ukrainën ka qenë më e fuqishme se sa pritej.

Por aleanca ka hezituar të dërgojë avionë. Megjithëse presidenti i Amerikës, Joe Biden, ka dërguar sasi të mëdha armësh, këtë javë ai nuk pranoi të ofrojë raketa me rreze të gjatë veprimi nga frika e përshkallëzimit të situatës jashtë kufijve të Rusisë.

Të tjerët në NATO duket se mendojnë se Ukraina duhet të bie dakord me Rusinë, për një armëpushim. Kjo logjikë krijon një precedent të rrezikshëm. Kina mund të vendosë kushte të ngjashme nëse sulmon Tajvanin, duke argumentuar se ishulli tashmë është territor kinez.

Shtetet mund të fillojnë të bëjnë gati armët për fushëbetejë. Kjo do të shpërfillte Traktatin e Ndalimit të Armëve Bërthamore, sipas të cilit ata janë zotuar të punojnë për çarmatimin. Dëmi që ka shkaktuar Putini do të jetë i vështirë për tu riparuar. Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore, i cili hyri në fuqi vitin e kaluar dhe mbështetet nga 86 shtete, kërkon heqjen e tyre.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Kontrolli i armëve ia vlen të merret parasysh. Rusia mund të jetë e kujdesshme, por duhet të rindërtojë forcat e saj konvencionale.  Amerika mund të tërheqë raketat e saj me bazë tokësore pa rrezikuar sigurinë e saj në këmbim të reduktimit të raketave ruse. Të dyja palët mund të bien dakord për masat teknike, të tilla si të mos godasin komandën bërthamore, kontrollin dhe infrastrukturën e komunikimit në një konflikt konvencional.

Në fund të fundit, qëllimi është Kina. Këto bisedime do të jenë më të lehta nëse taktikat bërthamore të Putinit dështojnë – duke filluar me faktin që të sigurohemi që ai të mos sulmojë Ukrainën.

Është e nevojshme që vende të tilla si Kina, India, Izraeli dhe Turqia me akses në Kremlin duhet ta paralajmërojnë Putinin për zemërimin e tyre nëse, ai vendos të përdorë armë bërthamore. Të kursesh  Ukrainën nga një sulm bërthamor është thelbësore, por nuk mjafton. Bota gjithashtu duhet të sigurohet që Putin të mos veprojë në të njejtën mënyrë si veproi në 2014.

Nëse, edhe një herë, ai beson se taktikat e tij kanë funksionuar Putin do të vazhdojë me përdorimin e armëve bërthamore.Nëse ai arrin në përfundimin se NATO mund të frikësohet, do të jetë më e vështirë ta bindësh atë se duhet të tërhiqet.

Të tjerët do të mësojnë nga shembulli i tij. Prandaj, Ukraina ka nevojë për më tepër armë të avancuara, ndihmë ekonomike dhe sanksione ndaj Rusisë në mënyrë që të detyrojë ushtrinë e Putinit të tërhiqet.

Ato vende që e shohin këtë vetëm si një luftë kalimtare në Europë, po neglizhojnë sigurinë e tyre. Dhe ata që argumentojnë në emër të paqes se Ukrainës, se është i nevojshëm një armëpushim për të shmangur humbjen nuk mund të gabojnë më shumë se kaq.

Nëse Putin do të ishte i bindur se kërcënimet e tij bërthamore kanë qenë ndryshimi midis humbjes dhe një ngërçi që do ta ndihmonte të shpëtonte imazhin, Rusia do të ishte më e rrezikshme se kurrë. /Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *