Lajme

Tha se nuk do prekej fatura/ Rama paralajmëron shtrenjtim të energjisë

Kryeministri Rama njoftoi se qeveria po sheh mundësinë që të rishikohet fatura e energjisë elektrike për ata abonentë familjarë që harxhojnë shumë. Pra për Kryeministrin njerëzit ndahen në kategori dhe nuk i sheh të barabartë të gjithë. Duhet të kujtojmë që konsumatorët më të mëdhenj të energjisë elektike janë gjithë bizneset e miqëve të ngushtë të Kryeministrit dhe jo qytetarët e thjeshtë.

Lexo më shumë  Haxhiu për tri viktimat e identifikuara: 27 vjet pritje, sot familjet morën përgjigjen

Kreu i Ekzekutivit nuk dha detaje në lidhje me fashën e harxhimit, por theksoi se ky është një detaj që po merret në konsideratë.

“Ne po i mbrojmë të gjitha familjet dhe bizneset nga shtrenjtimi i energjisë elektrike duke i ofruar të njëjtin çmim pavarësisht çfarë po ndodh në treg. Do t’i heqim nga mbrojtja e plotë familjet që harxhojnë shumë energji elektrike se jetojnë në kushte të mira.”

Lexo më shumë  Gjenerallejtënant Jashari në Kroaci, kërkon që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *