Lajme

Tetraplegjikët protestë para Kuvendit, kërkojnë më shumë mbështetje financiare

Për t’iu dëgjuar zëri dhe që kërkesat e tyre të realizohen, tetraplegjikët dhe paraplegjikët këtë të enjte protestën e zhvendosën përballë Kuvendit.

Ashtu si fermerët javën e shkuar, kryeministri Rama, pasi doli nga salla plenare doli dhe i takoi vetë protestuesit dhe i dërgoi në një takim me ministret Ibrahimi dhe Manastirliu.

Lexo më shumë  Slogani nacionalist serb vendoset në ambasadën e Kosovës në Norvegji: Ky akt është një kërcënim i drejtpërdrejt për Republikën e Kosovës

Pasi dolën nga takimi, kreu i Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë, Bajram Tirana, u shpreh optimist për plotësimin e kërkesave.

“Nga debati që patëm lamë një datë që pasi dy ministritë të bisedojnë të dalin mbi pikat ekonomike që kemi parashtruar. Nuk pretendojmë të realizohen të 7 pikat, të mos harrojnë se kemi një marrëveshje në mes dhe kërkojmë implementim”, u shpreh Bajram Tirana.

Lexo më shumë  Rizvanolli: Në katër vitet e ardhshme do të modernizohet Termocentrali “Kosova B” dhe rehabilitimi i thellë i Termocentralit “Kosova A”

Para dhe tetraplegjikët kërkojnë rritje të pagesave për trajtimin e tyre, rikthimin e pagesës për energjinë elektrike, pagën për kujdestarin si dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga qeveria./euronews/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *