Lajme

Testi i drogës për policët, shkon në 20 numri i efektivëve që kanë rezultuar pozitivë

Ditën e djeshme, 5 nëntor u publikuan rezultatet e para të testit të drogës për efektivët e policisë së 6 komisariateve në Tiranë. 11 policë kanë rezultuar se janë përdorues të drogës.

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj bën me dije se numri i efektivëve që kanë rezultuar pozitivë ka shkruar në 20.

Kjo nuk është një shifër zyrtare pasi policia është e rezervuar në dhënien e informacionit, por Ora News raporton se efektivët kryesisht janë të patrullës së rendit. Nuk dihet ende se çfarë lënde narkotike kanë konsumuar.

Lexo më shumë  Kurti përkujton masakrat në Pejë: Serbia duhet të japë përgjegjësi

Më 11 dhjetor pritet që të bëhet publikimi i të dhënave zyrtare nga Gledis Nano dhe priten largime nga detyra.

Disa nga efektivët që kanë rezultuar pozitivë nuk e kanë pranuar rezultatin dhe janë shprehur se do të ankimojnë testin sepse sipas tyre mund të ketë një gabim në rezultat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *