Bota

Teste ç’njerëzore tek qentë! #ArrestFauci, kritika pa fund

SHBA– Fraza #ArrestFauci është kthyer në një trend në rrjetin social “Twitter” të dielën pasdite duke vënë me shpatulla pas murit, ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci.

E gjitha nisi pas një letre të hapur nga senatorja republikane, Nancy Mace, e cila kërkoi informacion lidhur me qindra mijëra dollarë të taksapaguesëve që janë përdorur për t’i nënshtruar qenve testime mizore. Më pas, kafshët janë vrarë përfundimisht në laboratore.

Mace i dërgoi një letër Dr. Anthony Faucit dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë duke kërkuar përgjigje lidhur me eksperimentet e kryera. Sipas letrës, qentë u infektuan me parazitë nëpërmjet mizave kafshuese. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Instituti ku janë kryer eksperimentet por as mjeku Faucy.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *