Lajme

“Terroristët s’mund të martirizohen”, Jamie Shea komenton shpalljen e zisë në Serbi

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Në afërsi të manastirit të Banjskës, një grup terrorist i udhëhequr nga Milan Radoiçiç sulmoi të dielën e 24 shtatorit, policinë e Kosovës e për pasojë mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.

Jamie Shea shprehu keqardhjen për policinë e vrarë ndërsa i pyetur se si e komenton zinë e Serbisë për terroristët serbë të vrarë në Kosovë, ai tha se kjo nuk ka qenë një sjellje e arsyeshme.

Lexo më shumë  "Hoteli luksoz i dhëndrit të Trumpit në Beograd", The New York Times: Idenë e propozoi Grenelli kur ishte i dërguar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Ai tha se ata nuk kishin shkuar në veri të Kosovës për ndonjë kauzë të drejtë për t’u quajtur heronj, sipas tij ata shkuan aty për të vrarë e për të shkaktuar trazira

“Si fillim duhet të bëjmë të qartë se kjo nuk është një sjellje e arsyeshme këta njerëz nuk janë martirë, ata nuk janë duke luftuar për ndonjë kauzë e cila mund të justifikohet. Jo. Ata ishin aty për të vrarë njerëz, ishin aty për të shkaktuar trazira. Ideja e të quajturit ata martir apo hero është e gabuar.

Lexo më shumë  Gërvalla: Drafti siguron respektimin e Kushtetutës dhe pamundëson ndërhyrjet nga jashtë

Kjo lloj retorike është gjëja e fundit që ne kemi nevojë. Ajo që unë vura re ama është se kur sekretari i Shteteve të Bashkuara, Blinken takoi presidentin Vuçiç ky i fundit premtoi se do të qetësohej situate. Le të shikojmë nëse do qetësohet kjo situatë dhe nëse kjo retorikë qesharake dhe e panevojshem ka për t’u shuar apo jo”,-tha Jamie Shea.

Rruga Press

YouTube player