Terrori enversit shënon kalimin nga autoritarizmi në totalitarizëm
Shkruan Hysamedin Feraj
Pas dy datave:
■ 28 Nentori na lë trashëgim një destin: vendosjen e kongruencës së kufijve të kombit me të shtetit.
Na ka mbetur vetëm që DËSHIRËN masive për bashkim (mbi 80 %) ta kthejmë në VULLNET.
Ikjen nga destini ynë nuk e legjitimon asgjë, as kërkimi dhe gjetja e alternativave me i ikë detyrës kombëtare: internacionalizmi borgjez, internacionalizmi proletar, internacionalizmi fetar, globalizmi neoloberal, “virtyti” i multikulturalizmit…
■ 29 Nëntori na lë thirrjen për mbrojtjen e lirisë: mbrojeni dhe kultivojeni çdo ditë, sepse mund ta humbisni në shumë mënyra!
Më e njohura është thirrja nga dhunuesit e saj “Lavdi dëshmorëve të lirisë!” që na sollën… në pushtet!
Ikjen nga detyra e lirisë nuk e legjitimon asgje:
Recolucioni francez nuk mund ta legjitimojë terrorin enverist në Shqipëri, as Holokausti nazist terrorin (Gulagun) stalinist në Bashkimin Sovjetik (shih po ashtu debatin Nolte-Habermas).
Revolucioni francez shënon kalimin nga absolutizmi në republikanizëm, terrori enversit kalimin nga autoritarizmi në totalitarizëm.
Vetë kërkimi nëpër histori ose tashësi dhe gjetja e një terrori për me e legjitimu një terror tjetër është imoralitet politik.
Pa “i vrarë” për herë të dytë, thirrjet patetike “Lavdi dëshmorëve” të lirisë nuk lejohet të përdoren për legjitimimin e regjimeve të antilirisë.
Rruga Press