KryesoreLajme

Terras i bën thirrje BE-së të heqin masat kufizuese ndaj Kosovës

Komisioni Evropian ka publikuar të martën Raportin e Progresit për Kosovën për periudhën 2024-2025, ku vlerësohet se vendi ka bërë përparim, qoftë edhe të kufizuar, në disa fusha.

BE-ja përgatit këto raporte për të gjitha vendet që synojnë anëtarësimin në bllokun evropian, duke ofruar një pasqyrë të gjendjes politike, ekonomike dhe institucionale të tyre.

Lexo më shumë  ‘Muri i Gjakut’: ICMP gjen prova për varret e të zhdukurve në komunizëm në Shqipëri

Raportuesi për Kosovën, Riho Terras, e përshkroi vitin e kaluar si të trazuar dhe u bëri thirrje institucioneve të BE-së të heqin masat kufizuese që janë vendosur ndaj vendit.

Ai theksoi se Kosova ka treguar qëndrueshmëri dhe përkushtim, duke ruajtur rendin publik, paqen dhe vazhdimësinë demokratike, dhe është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet evropiane.

“Kosova ka treguar qëndrueshmëri dhe përkushtim, duke ruajtur rendin publik, paqen dhe vazhdimësinë demokratike, dhe është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet e BE-së. Ne duhet të përgjigjemi me të njëjtën guxim dhe qëndrueshmëri politike”, tha Terras.

Lexo më shumë  Rasti i subvencioneve/ Prokuroria Speciale hedhë poshtë kallëzimin penal të LDK-së. Peci përgatit padi për shpifje për zyrtarët e LDK-së

Raporti i Progresit do të përdoret si bazë për vendimet e ardhshme të BE-së lidhur me integrimin e Kosovës.

YouTube player