Bota

Tërmeti në Turqi/ Më shumë se 100 miliardë dollarë dëme materiale

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi shkojnë mbi 100 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të përmbledhura nga Banka Botërore, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Një muaj pas tërmetit vdekjeprurës, “është tashmë e qartë se vetëm dëmi material do të arrijë në më shumë se 100 miliardë dollarë,” tha Louisa Ëinton, përfaqësuesja e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin për Turqinë, përmes video-konferencës nga Gaziantep gjatë konferencës për shtyp.

Lexo më shumë  ''Mos na i vononi më armët'', Zelensky: Rusia po përfiton nga shpërndarja e ngadaltë e armëve

Sa i përket kostos së rindërtimit, “kjo shumë do të tejkalohet,” tha Vinton.

Këto vlerësime bazohen në të dhëna të përkohshme, por shifra prej 100 miliardë dollarësh është ajo që do të prezantohet në Konferencën e Donatorëve më 16 mars në Bruksel.

Përballë këtyre shumave, Louisa Vinton shpreh “zhgënjimin dhe pikëllimin e saj për mungesën e bujarisë së donatorëve”. Tërmeti i 6 shkurtit shkaktoi 46,000 viktima dhe 105,000 të plagosur në Turqi, sipas vlerësimeve që nuk janë ende përfundimtare.

Lexo më shumë  Vendimi i Parlamentit Evropian: Surrogacia konsiderohet si shfrytëzim dhe trafikim i qenieve njerëzore

Gjithsej u shkatërruan 214,000 ndërtesa në 11 nga 81 provincat e vendit.

Rreth 6000 njerëz humbën jetën në Sirinë fqinje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *