Lajme

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, familja në Peqin prej 4 vitesh jeton në çadër

Prej 4 vitesh, një familje në Peqin jetojnë në një çadër. Që prej vitit 2019, familja Shkëmbi në fshatin Vashaj të Peqinit e përbërë nga 5 anëtarë, jetojnë në çadër, në kushte të mjerueshme. Ndonëse njëri prej vëllezërve, Muhamet Shkëmbi thotë se ka trokitur disa herë në dyert e bashkisë Peqin dhe ka kërkuar ndihmë, deri më tani ai nuk ka marrë asnjë mbështetje. Në kushte të rënduara psikologjike bën thirrje për ndihmë.

“Bëra kërkesën, si në bashki ashtu edhe komunë, kam qenë me dhjetëra herë në bashki, nuk do t’ia dijë asnjë. Thonë nuk kemi ça të bëjmë. Po unë ça të bëjë, të mbytem në liqen. Për ça është bashkia, për ne është, për popullin. Të vraskam njerëzit dhe t’i lë në rrugë, apo t’i lëmë përjashta. Jemi 2023, kjo është për faqe të zezë”, tha ai.

Lexo më shumë  Hapet tenderi për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Përpos banesës së rrënuar,  kjo familje mbijeton duke shitur lule dhe me blegtori pasi dhe e zonja është e paaftë për punë dhe trajtohet me kemp. “Unë gruan e kam të sëmurë, shteti e ka nxjerrë të paaftë me asnjë lloj pune. Unë këta dy krahët kam, dhe punoj. Jetojmë veti i tretë me një dhomë. Po jetojmë me bagëti dhe mbjedhjen e luleve. Kemi qenë të persekutuar, na kanë vënë thikën në fyt”, u shpreh ai.

Janë të shumta familjet sikurse ajo Shkëmbi në Peqin të cilët pas tërmetit fatkeq të para katër viteve nuk kanë përfituar ndihmë nga institucionet shtetërore, duke u braktisur në fatin e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *