Lajme

Tërmeti i 26 Nëntorit/Merren të pandehur 5 persona, mes tyre dhe zyrtarë të urbanistikës

Prokuroria e Tiranës ka marrë 5 persona të pandehur për shpërdorim detyre për dëmtimet e termetit të 26 Nëntorit në Tiranë.

I pandehur është marrë edhe një subjekt juridik pasi një pallat që ai ka ndërtuar është dëmtuar nga tërmeti, pasi sipas prokurorisë nuk ka respektuar standartet në ndërtim.

Po ashtu të pandehur janë marrë ish-zyrtarë të urbanistikës në Farkë, ish shefi i zyrës Geron Çipi dhe dy ish-inspektor.

Lexo më shumë  Anëtarësimi i Kosovës në KiE. Kosova dhe Zvicra mbajtën takimin konsultativ

Dosja për 5 personat ka vajtur në gjykatë për seancë praprake. Ndërkohë që për të dyshuarit e tjerë çëshjta është ndarë nga prokuroria e kryeqytetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *