Bota

Tërmete të njëpasnjëshme në Afganistan, 22 viktima

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën deri më tani pas tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Afganistanin.

Sipas të dhënave nga Instituti Gjeologjik i SHBA-së,  tërmetet me magnitudë 4.9 dhe 5.3 goditën provincën veriperëndimore të Badghis, duke shkatërruar dhjetëra shtëpi.

Sipas informacioneve, katër fëmijë ishin në mesin e personave që u gjetën të vdekur nën rrënoja. Tërmetet mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në Afganistan, ku shumë banesa nuk janë aq të qëndrueshme apo të ndërtuara mirë.

Lexo më shumë  Gjermania e gatshme të transferojë të ardhurat nga asetet e ngrira ruse në Ukrainë

Tërmeti i pare goditi vendin pasdite dhe i dyti ndodhi rreth dy orë më vonë, duke prekur më shumë rrethet Kadis dhe Mugr.

Sipas zyrtarëve, numri i të vdekurve mund të rritet pasi ekipet e shpëtimit ende po kërkojnë nën rrënoja.

Badghis në veri-perëndim kufizohet me Turkmenistanin. Konsiderohet si një nga rajonet më të pazhvilluara dhe më të varfra të Afganistanit.

Lexo më shumë  SHBA i ofron 10 gjeneratorë Ukrainës për të mbështetur gjashtë ndërmarrje bujqësore

Afganistani ende po lufton me një barrë të madhe borxhi dhe furnizime të pamjaftueshme, të përkeqësuara pas marrjes së pushtetit nga talebanët në gusht.

Rruga Press

YouTube player