Lajme

‘Tërmet’ shkarkimesh. Presidenti socialist largon 17 punonjës civilë

Ende pa e nisur mirë punën, presidenti Bajram Begaj e nisi me spastrime në presidencë.

Ai hoqi kryekamerierin e këtij institucioni, i cili kishte që në vitin 1990 në punë.

Kulmi i largimeve nga puna do të ishte kur ai vendosi të shkarkojë Edvin Shvarc nga detyra, duke shkaktuar mjaft reagime dhe zemërim në opinionin publik.

Lexo më shumë  Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

Por ‘fshesa’ e Bajram Begajt nuk ndalet. Burimet thonë se 17 punonjës civilë janë larguar nga detyra gjatë kësaj fundjave.

Punonjësit e shkarkuar kanë ngritur pyetjen nëse ‘ekziston ligji për presidentin socialist’.

Kujtojmë se shteti shqiptar po paguan miliona dollarë për shkak të këtyre shkarkimeve masive pa asnjë kriter. Ndërkohë që virusi i Edi Ramës tanimë ka mbërritur në presidencë.

Lexo më shumë  Miq me benefite/ Buxheti i shtetit paguan 3.1 milionë euro çdo muaj për kompaninë e mikut të kryeministrit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *