Lajme

Tërmet më i fuqishëm se ai i “26 Nëntorit” në Mesdhe, rritet ndjeshëm aktiviteti sizmik në rajon

Një tërmet me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter goditi në orën 03:07 të mëngjesit të sotëm Qipron, siç njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra u raportua në det, 131 kilometra në perëndim të Nikosias, 55 kilometra në veriperëndim të Emba dhe 111 kilometra në veriperëndim të Limasolit.

Sipas të dhënave, thellësia ishte rreth 51 km, sipas një vlerësimi të lëshuar nga EMSC.

Lexo më shumë  Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Pavarësisht lëkundjes së fortë, për fat të mirë nuk raportohen viktima apo dëme material pasi epiqendra ishte në det edhe pse goditja ishte më e fortë se ajo që shkaktoi dhjetra viktima dhe qindra milion euro dëme materiale në 26 nëntor 2019 në Shqipëri.

Gjatë javëve të fundit është vërëjtur një rritje e aktivitetin sizmik në rajon. Një ditë më parë një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter goditi Follorinën në Greqi, i pasuar edhe nga lëkundje të tjera gjatë orëve të mëvonshme.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

Rruga Press

YouTube player