Bota

Tërhiqet Rusia? Zbulohet kushti i Kremlinit: Ukraina mund të bëhet pjesë e BE-së

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë ndodhen në Stambolll për raundin e radhës së bisedimeve në gjetjen e një rruge të përbashkët për vendosjen e paqes.

Sipas disa burimeve për Finnacial Times, katër persona të informuar për bisedimet e paqes, kanë deklaruar se Kremlini ishte i gatshëm të mos pengojë Kievin të bëhet pjesë e Bashkimit Europian nëse do të heqë dorë nga përpjekjet e tij për t’u bashkuar me NATO-n.

Lexo më shumë  Popullariteti i Putinit bie ndjeshëm: Instituti shtetëror i sondazheve i Rusisë ndalon në heshtje publikimin e shifrave të tij

Gjithashtu, sipas burimeve të brendshme, Rusia është e gatshme të heqë dorë  edhe nga “denazifikimi” i Ukrainës si pjesë e negociatave për armëpushim.  Një nga burimet pohoi se Rusia po ndryshonte presionin e saj ushtarak dhe kërkesat e saj çdo ditë.

Tashmë janë zhvilluar disa raunde bisedimesh në kufirin me Bjellorusinë, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për një armëpushim të mundshëm.

Lexo më shumë  Asistentja e Epsteinit dëshmon në Kongres: Ai ishte përbindësh, manipulues dhe mashtrues

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *