Sport

Tërhiqet Infantino: FIFA nuk ka propozuar kurrë Botëror çdo 2 vjet

Gjatë pandemisë u hodhën disa propozime rreth Botërit që shkaktoi shumë polemika madje dhe akuza. Arsene Wenger, drejtori i zhvillimit të futbollit në FIFA ishte ai që hodhi idenë që Kupa e Botës të zhvillohet çdo dy vite çka solli reagim të lojtarëve, federatave por edhe nga vetë UEFA që është totalisht kundër.

Gjithsesi sot në kongresin e FIFA-s në Doha, foli edhe vetë numri 1 i këtij institucioni, Gianni Infantino i cili duket se u tërhoq nga kjo ide madje duke fshehur edhe dorën.

Dua të sqaroj një gjë. FIFA nuk ka propozuar kurrë Kupën e Botës dyvjeçare. Në Kongresin e kaluar iu kërkua të studiohej fizibiliteti i tij dhe FIFA e bëri këtë, duke dalë në përfundimin se është e realizueshme. Tani jemi në një fazë të re, konsultimi, diskutimi, në të cilin përpiqemi të gjejmë marrëveshje dhe kompromise. Ne do të punojmë së bashku për të bërë një debat dhe për të gjetur zgjidhjen më të përshtatshme për të gjithë, në mënyrë që të gjithë të përfitojnë. Çdo reagim është i rëndësishëm”, përfundoi numri një i FIFA-s në fjalën e tij.

Ditët e fundit është folur edhe për alternativa të mundshme ndaj propozimit fillestartë Kupës së Botës nga katër në dy vjet. Këto përfshijnë një turne të ri të frymëzuar nga Kupa e vjetër e Konfederatave, ose një version global i formatit të Ligës së Kombeve të përdorur nga UEFA dhe CONCACAF.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *