Lajme

“Tërbohet” deti, erëra të forta e dallgë 4 metra, pezullohen lundrimet në Durrës

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se si rezultat i erërave të forta datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.

Njoftohen të gjithë pasagjeret që kanë prenotuar për të udhëtuar në datat 30 e 31 në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës se linjat janë anuluar për shkak të motit.

Lexo më shumë  Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike

“Kontaktoni agjensite per rimburisimet apo zhvendosjen e udhetimeve ne data te tjera.” njofton Drejtoria Detare.

Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruse dhe mjeteve të peshkimit.

Bregdeti shqiptar do të përfshihet  nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6  deri 7-8 ballë .

Lexo më shumë  KLSH rekomandoi shkarkimin e Pirro Vengut: Raporti zbulon mbi 8 mln euro të ardhura të munguara, 205 mijë euro dëm ekonomik dhe shkelje financiare milionëshe në Portin e Durrësit

Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022 mbas orës 22:00.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *