KryesoreLajme

Tentoi të hyjë ilegalisht një serb në Kosovë, ndalohet nga policia

Një qytetar me shtetësi të Serbisë është ndaluar nga njësiti policor kufitar, pasi kishte tentuar të futet ilegalisht në Kosovë.

Sipas komunikatës për medie të Policisë, në konsultim me prokurorin, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

“Sharpel , Leposaviç 23.04.2024-19:30. Njësiti policor ka vërejtur një automjet të dyshimtë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, i cili ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Rruga Press

YouTube player