Bota

Tensionohet situata në Kampionatin Botëror: Federata gjermane me veprime ligjore ndaj FIFA-s

Federata gjermane po shqyrton marrjen e masave ligjore kundër FIFA-s për t’i dhënë fund ndalimit të mbajtjes së shiritave LGBTQ “One Love” gjatë Kampionatit Botëror në Katar.

Anglia, Gjermania dhe pesë skuadra të tjera evropiane braktisën planet për të mbajtur shiritat ‘Onelove’ me ngjyra ylberi për shkak të kërcënimit të masave disiplinore të shtëpisë  së futbollit botëror, që do t’i shihte lojtarët që mbanin shiritin e krahut me shuam ngjyra.

Shiritat në krahë ishin parë si një protestë simbolike kundër ligjeve në Katarin pritës të Botërorit, ku homoseksualiteti është i paligjshëm.

Lexo më shumë  Paralajmëron Macron: Evropa mund të vdesë

Tani, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për Sport (CAS) lidhur me ndalimin e FIFA-s, e cila vetëm sa ka shtuar kritikat më të gjera për vendimin e saj për t’i dhënë Katarit Kupën e Botës.

“FIFA na ka ndaluar të tregojmë diversitet dhe të drejtat e njeriut”, deklaroi një zëdhënës i DFB për Welt. (FIFA) e kombinoi këtë me kërcënime masive për sanksione sportive pa i specifikuar ato. DFB po kontrollon nëse ky veprim i FIFA-s ishte i ligjshëm”.

Lexo më shumë  Izraeli gati për sulm në Rafah, ushtria vendos tanke në kufi me Gazën

DFB do të shpresojë që veprimet ligjore do të anulojnë vendimin e FIFA-s për të ndaluar shiritin në kohë për të lejuar kapitenin Manuel Neuer ta mbajë atë kur kombëtarja gjermane të përballet me Spanjën të dielën – pa marrë masa ndëshkuese. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *