Bota

Tensioni në Tajvan merr formën e “trillerit”, gjendet i vdekur në hotel “babai i raketave”

Pas tensionit, incidenteve diplomatikë dhe stërvitjeve ushtarake kineze, situata në Tajvan ka marrë edhe nuancat e një filmi “triller”.

Një nga fushat ushtarake ku Tajvani është më i avancuar dhe që cilëson si prioritare në përgjigjen ndaj një sulmit të mundshëm të Republikës Popullore Kineze është sistemi raketor.

Pikërisht ky sektor delikat ka pësuar një goditje domethënëse me vdekjen e 57 vjeçarit Ou Yang Li-hsing, një nga mendjet e ndritura të Institutit kombëtar i Shkencës dhe ndoshta autoriteti më i madh në fushën e raketave.

Ai u gjend i vdekur në dhomën e tij në një hotel. Ishte stafi i tij që e gjeti pajetë me disa ilaçe në dorë. Edhe pse vuante nga sëmundje kardiovaskulare, vetëm pak ditë më parë , Li-hsing gjendej në bazën ushtarake të Jiupeng, ku mendohet se Tajvani do të filloj enje seri testimesh raketore, një ditëpa satyre kineze.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

I vdekuri, qe dikur mbante edhe postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes, në versionin zyrtar ka vdekur për shkaqe natyrore, por nuk rrjetet sociale nuk mungojnë teori nga më të ndryshmet.

Shumë i kanë frikën një strategjie të re të Pekinit, një “decapitation strike” që nënkupton eliminimin e liderëve të një vendi, dhe që mund të shihet si një kompromis i mirë për Kinën për të shmangur një luftë mes bashkëkombës, sipas qasjes së tyre gjeopolitike.   

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Goditja në Taipei u dëgjua. Madje vdekja e Ou Yang Li-hsing shihet si shkaku për mungesën e sinjalizimit në kohë nga ana e forcave tajvaneze të raketave kineze që kaluan territorin, dhe u njoftuan më pas vetëm nga Japonia.

Tensioni midis Kinës dhe Tajvanit, që zgjat nga lufta e dytë botërore, arriti një kulm disa ditë më parë me vizitën në kryeqytetin Taipei  të kreut të Kongresit Nancy Pelosi, zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Tajvanin në 25 vjet. Nismë kjo, të cilës i pasoi reagimi i ashpër i Pekinit dhe një seri stërvitjes që praktikisht prej ditësh po rrethojnë ishullin me pothuajse 24 milionë banorë.   

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *