Bota

Lidh brigjet e lumit Dniepër, Ukraina rifillon sulmet në urën e kontrolluar nga forcat ruse

Forcat e armatosura ukrainase kanë sulmuar prapë një urë strategjike që kalon lumin Dniepër në territorin e kontrolluar nga Rusia, në rajonin juglindor Kherson të Ukrainës, e cila u dëmtua nga raketat HIMARS të lëshuara në fund të korrikut.

Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës ushtarako-civile të rajonit Kherson, i emëruar nga Moska, u tha gazetarëve më 8 gusht se raketat ukrainase dëmtuan përsëri urën Antonivskiy gjatë natës, duke shkatërruar pajisjet që përdoreshin për riparimin e urës.

Lexo më shumë  Bloomberg: Hija e Putinit përhapet në të gjithë Evropën pas fitores së ekstremit të djathtë në Gjermani

Ai tha se rihapja e urës do të shtyhet për një periudhë të pacaktuar. Ura ka qenë e mbyllur që nga 26-27 korriku.

Ajo u shënjestrua për herë të parë nga forcat ukrainase më 19-20 korrik me raketat HIMARS, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Ukrainës.

Ura Antonivskiy është ura e vetme në Herson që lidh brigjet e lumit Dniepër. Rreth 1.5 kilometra e gjatë dhe 25 metra e gjerë, ura është e vetmja rrugë për të furnizuar forcat pushtuese ruse në Herson.

Lexo më shumë  Merzi në vështirësi pas fitores së parë të një partie të ekstremit të djathtë që nga epoka naziste

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *