Bota

Tensionet Ukrainë-Rusi, Biden bisedon të dielën me Zelenskin

Presidenti Joe Biden do të zhvillojë të dielën një bisedë me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy bëri të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Në ditët e fundit të vitit 2021 Presidenti Biden bisedoi me homologun rus Vladimir Putin në një përpjekje për të ulur tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi.

Të premten Presidenti Biden u tha gazetarëve se ai i kishte ripërsëritur zotin Putin qëndrimin, se një sulm ndaj Ukrainës do të përballej me sanksione dhe një prani të shtuar të SHBA-së në Evropë, ku tensionet janë të larta mes një rritjeje të pranisë ushtarake të Rusisë në kufi. Biseda telefonike të enjten mes dy udhëheqësve zgjati 50 minuta.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Presidenti amerikan tha se kishte rënë dakord me zotin Putin për zhvillimin e “tre konferencave të mëdha” muajin e ardhshëm për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje. Ai shtoi se priste përparim nga negociatat. Por zoti Biden tha se gjatë bisedës me zotin Putin e kishte bëra të qartë se kjo mund të funksiononte vetëm nëse ai (Putin) ulte tensionet.

Biseda Biden-Putin i hap rrugën bisedimeve të nivelit më të ulët që përfshin takimin për çështje të sigurisë SHBA-Rusi më 9 dhe 10 janar, ndjekur nga një takim Rusi-NATO më 12 janar dhe një konferencë më e gjerë, që përfshin Rusinë, SHBA-në dhe vende të tjera evropiane, më 13 janar.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u përpoq të hidhte bazat për këto bisedime të premten gjatë një telefonate me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg e udhëheqës të vendeve të tjera njoftoi Departamenti i Shtetit.

Në bisedat me ministrat e jashtëm të Kanadasë dhe Italisë, zoti Blinken diskutoi rreth një përgjigje të bashkuar për të ndalur siç tha, agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës./VOA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *