Lajme

Tensione në Zveçan, protestuesit i gjuajnë pjesëtarët e KFOR-it me shok-bomba e shishe

Në këto momente situata tek objekti i Komunës së Zveçanit është tensionuar.

Pjesëtarët e KFOR-it kanë kërkuar nga protestuesit të largohen nga dy autoblinda të Policisë së Kosovës, të cilat i kanë bllokuar në mes të turmës, por ata kanë refuzuar.

Për t’i shpërndarë KFOR-i ka hedhur gaz lotsjellës dhe pas kësaj protestuesit kanë nisur të hedhin shok-bomba dhe shishe në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it.

Pas këtij konfrontimi protestuesit janë larguar dhe po qëndrojnë më larg nga objekti i Komunës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *