KryesoreLajme

Tensione në kampin e Gjadrit! Emigrantët nga Italia shkatërrojnë ambientet e qendrës, tre prej tyre lëndojnë veten

Tension dhe kaos ka pasur në qendrën për emigrantëve në Gjadër, ku janë sistemuar 40 shtetas të huaj të transferuar nga Italia.

Ngjarja, e raportuar nga Tg4, ka ngjallur sërish debat, sidomos pasi bëhet fjalë për të njëjtët emigrantë për të cilët e majta italiane kishte reaguar me zemërim për shkak të përdorimit të prangave plastike gjatë zbritjes nga anija Libra.

Lexo më shumë  Dështoi sërish seanca konstituive pasi opozita rrefuzoi votimin e raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve gjatë mbledhjes konsultuese

Sipas raportimeve, rreth njëzet prej emigrantëve kanë shkaktuar trazira në ambientet e qendrës, duke dëmtuar mobiliet, shkatërruar dyshekët dhe thyer xhamat e dritareve. Situata ka dalë jashtë kontrollit për disa orë, duke detyruar ndërhyrjen e stafit të sigurisë.

Shqetësuese ishin rastet e vetëlëndimit, pasi mësohet se tre emigrantë kanë përdorur mjete të mprehta për t’i shkaktuar vetes plagë. Ata janë trajtuar menjëherë nga personeli mjekësor i qendrës dhe fatmirësisht, nuk kanë pësuar dëmtime serioze.

Lexo më shumë  Kushtetuta lejon zgjedhjen e kryeministrit dhe ministrave duke qenë deputetë. Pra lejon të qenit deputet, dhe më pas të votohen për ministra

Ndërkohë, një prej emigrantëve, i cili kishte përfituar anulimin e urdhrit të dëbimit, është rikthyer tashmë në Itali.

YouTube player