Bota

Tensione në Gjirin Persik, dy helikopterë me komando iranianë sulmojnë anijet greke

Dy njësi komandosh iraniane kanë sulmuar mbrëmjen e së premte dy anije cisterna në pronësi të kompanive greke në Gjirin Persik.

Sipas informacioneve të para, cisterna e parë me emrin “Delta Poseidon” dhe anija “Prudent Warrior” po udhëtonin përmes Gjirit Persik drejt Agios Theodoros ku ndodhen rafineritë e Motor Oil.

Të dhënat tregojnë se bastisja mund të jetë hakmarrje për kapjen e një anijeje ruse që transportonte naftë iraniane në Karysto.

Lexo më shumë  E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Në dy anijet greke kanë zbritur nga 7 persona të armatosur nga një helikopter që i përket ushtrisë iraniane, të cilët kanë qëlluar me armë dhe kanë terrorizuar ekuipazhin.

Menjëherë Athina zyrtare i ka dërguar një notë proteste Teheranit, duke i cilësuar sulmet në anije si akte piraterie.

Ministria e Punëve të Jashtme gjithashtu ka njoftuar tashmë Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, Organizatën Ndërkombëtare Detare, si dhe aleatët dhe partnerët e Greqisë.

Lexo më shumë  Evropa, 2 herë më e nxehtë se norma/ Raporti i OBM-së: Kontinenti kaloi vijën e kuqe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *