Art & Kulturë

Tenori Ramë Lahaj do të sjellë në Kosovë yjet e operës botërore

Festivali “RLIOF” në edicionin e tretë do të sjellë në Prishtinë yjet e operës botërore, këtë e ka bërë të ditur tenori me famë botërore Ramë Lahaj.

Përveç programit artistik, Lahaj ka edhe një platformë edukuese për artistët e rinj. Tenori Lahaj ka bërë të ditur se periudha e mbajtjes së festivalit është caktuar tashmë.

Për detaje të tjera ndjekësit e këtij festivali do të njoftohen përmes rrjeteve sociale.

“Të dashur miq e adhurues të artit operistik dhe muzikës së bukur shqipe, Jemi tej mase të lumtur të ju ftojme në edicionin e tretë të festivalit RLIOF, ku përveq platformave edukuese për artistët e rinj, kemi perzgjedhur nje program të larmishëm artistik, të përshtatshëm për të gjithë. Për 10 ditë me radhë 21-31 korrik do të mirëpresim yjet e operës botërore. Kemi vendosur këtë periudhë ku e gjithë diaspora është në vendlindje për të festuar të gjithë së bashku pasi që diaspora mbetet gjithmonë surpriza më e bukur e vitit. Për detajet e 5 koncerteve tona, ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet tona sociale dhe në webfaqen tonë zyrtare”, ka shkruar Lahaj në llogarinë e tij në Facebook.

Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve

Lahaj është tenor me famë botërore dhe ka performuar në skenat më të mëdha të operës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *