Lajme

Tenderi 28 milionë euro për uniformat e policisë, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, çon çështjen për rigjykim

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për tenderin e uniformave në Ministrinë e Brendshme.

Me këtë vendim Gjykata e Lartë rikthen çështjen për gjykim.

Kujtojmë që Gjykata e Apelit caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtatë të dyshuarit për tenderin e uniformave dhe njw tjetër në ‘arrest shtëpie’, ndërsa ka kthyer çështjen për rigjykim.

Për tenderin me vlerë 28 milionë euro janë arrestuar disa zyrtarë mes tyre dhe Edlira Naqellari, ish-drejtoreshe e blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme.

SKANDALI ME TENDERIN E UNIFORMAVE

Lexo më shumë  Gërvalla takon Drejtorin për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, flasin për sfidat rajonale e nevojën për bashkëpunim me ShBA-në

Në kallëzimin e depozituar në SPAK thuhet se Ministria e Brendshme ishte e parapërgatitur dhe e vendosur për të grabitur hapur vlerën e 500 milionë lekëve.

Nga tenderi i hapur, “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në fondin limit: 2.800.347.570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë TVSH), zhvilluar më datë 11.05.2020. Dyshohet se nëpërmjet përdorimit të skemës “mafioze”, shumatorja e çmimeve për njësi, grabitja nga uniformat dhe këpucët, etj. të Policisë së Shtetit mund të shkojë dhe në 1,157,815,852 lekë “Vjedhje në rrethana cilësuese”.

Lexo më shumë  Masakra e Vushtrrisë, Osmani: Serbia u përpoq t’i fsheh gjurmët e krimit

Tenderi u hap më datë 26 korrik të vitit 2019 dhe u mbyll më 11 maj të këtij viti. Ndërsa ofertat ekonomike janë hapur më datë 11 maj 2020. “Pas ‘pazareve’, ‘formaliteteve’, skemave ‘mafioze’ e ‘manovrave’ që u kryen, Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, ka shpallur fituesin e këtij tenderi, kompaninë shqiptare me aktivitet Gërmime Dheu, ‘D&E’ SHPK, që ofroi 500 milionë lekë më shumë nga vlera që ofroi kompania turke “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *