Lajme

Tenderat e dyshimtë të Veliajt, KPP: Nga 62 ankesa, 48 janë vetëm për procedurat në Tiranë

Bashkia e Tiranës vijon të jetë problematike me prokurimet e dyshimta pasi ka numrin më të lartë të ankimimeve të subjekteve për tenderat. Sipas buletinit të Komisionit të Prokurimit Publik gjatë muajit shkurt ankimuar në total 62 procedura, nga të cilat 48 i përkasin Bashkisë Tiranë.

Tenderat publikë vijojnë të jenë të kontestuar nga bizneset. Hartimi i kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo vlerësimi i ofertave kanë detyruar 62 subjekte të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik gjatë shkurtit.

Ky numër është sa dyfishi i ankesave të paraqitura në janar. Ashtu si ne muajin e kaluar, është Bashkia e Tiranës ajo që mban rekordin me numrin më të madh të ankesave lidhur me procedura prokurimi të hapura nga autoritete të ndryshme kontraktore.

Lexo më shumë  Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës

Nga 62 procedura të ankimuara në total, 48 janë vetëm në Tiranë.

Pas kryeqytetit vjen Elbasani me 3 ankesa dhe më pas Berati, Gjirokastra dhe Vlora në të cilat janë ankimuar nga 3 procedura për secilin.

Ndërkohë, Bashkitë që nuk kanë regjistruar asnjë ankimim janë Korça dhe Kukësi.

Ajo që vihet re është se të gjitha ankesat kanë shkuar për procedura të prokurimit publik, ndërsa mungojnë ato për procedura koncensioni, leje minerare, për ankand dhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Lexo më shumë  Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Nga denoncimet e shqyrtuara shihet se shumica lidhen me procedura që kanë në objekt të tyre sigurim mallrash, të paktën 38.

Në vendin e dytë janë ankesat për shërbime dhe më pas vijnë ato për punë publike.

Sa i përket fazës se kur janë paraqitur ankesat, shihet se pjesa më e madhe e tyre, janë paraqitur gjatë vlerësimit të ofertave ndërkohë pjesa tjetër janë në fazën kur operatorët kanë pasur rezerva për specifikimet teknike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *